Ministria e Shëndetësisë do të formojë një komision i cili do të duhet të konstatojë nëse ka pasur lëshime në trajtimin e nënës dhe të foshnjes nga Resnja që vdiq javën e kaluar 30 orë pas lindjes. mPas kërkesës së Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor, sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari në një deklaratë për media tha se një komision i tillë do të formohet.
“Duhet ta bëjmë meq e kërkon Inspektorati. Sot mora një informim të shkurtër edhe për këtë. Do të formojmë komision dhe ata menjëherë do të dalin dhe do të konstatojnë se çfarë ka ndodhur”, tha Taravari, i cili pas marrjes së detyrës vizitoi klinikat kirurgjikale në Shkup.
Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor njoftoi pas inspektimit të jashtëzakonshëm se do të inicojë formimin e një komisioni për të përcaktuar nëse ka pasur lëshime në mënyrën e trajtimit.