E diel, 20 Prill, 2025
BallinaLajmeMaqedoniTaravari në ditën e Epopesë së UÇK-së në Kosovë

Taravari në ditën e Epopesë së UÇK-së në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët njëherit edhe kandidat për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari bashkërisht me partnerët e koalicionit VLEN sot ishte për vizitë në Republikën e Kosovës me rastin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pas vizitës në Prekaz te familja Jashari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari bashkë me liderët e opozitës shqiptare, kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe figura të tjera eminente ishin të pranishëm në Akademinë përkujtimore për Epopenë e UÇK-së.

Postimi në “Facebook” i kryetarit Arben Taravari:

“Sot patëm një ditë mbresëlënëse në Kosovë.
Pas shumë emocioneve, gjithçka u përmbyll më së miri me një Akademi përkujtimore për epopenë e UÇK-së!
Lavdi dëshmorëve!
Kosova është tokë trimash”.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments