Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot në Manastir ka promovuar aparaturat e reja mjekësore që modernizojnë kushtet për trajtimin e pacientëve në institucionet publike shëndetësore.
Në një konferencë për media të mbajtur në ISHP Spitali Klinik-Manastir, ministri Taravari theksoi se bëhet fjalë për një aparat që ndihmon në trajtimin endoskopik dhe laparoskopik të pacientëve, si dhe artroskop për pacientët ortopedikë dhe traumatologjikë.
“Pajisjet mjekësore janë më moderne dhe do të përdoren intensivisht në Spitalin klinik- Manastir. Por ne do të vazhdojmë me investime të tjera sepse Klinika e Manastirit është veçanërisht e rëndësishme për ne si ministri dhe e rëndësishme për shëndetin publik në vendin tonë”, theksoi ministri Taravari.
Ai theksoi se qeveria është e fokusuar edhe në punësime të reja.
Drejtoresha e ISHP Spitali klinik – Manastir, Nensi Lozançe pret me mbështetjen e Qeverisë të ngritet niveli i spitalit.