Arben Taravari në Klan Debat ka deklaruar që VLEN ka bashkëpunim dhe koalicion fantastik dhe që shumë shpejt është afër arritjes së marrëveshjes me VMRO-në, nga e cila kanë fituar kryeparlamentarin, gjashtë ministria, zëvendësministra dhe drejtori të shumta.
“Ne jemi katër parti të barabarta, deri tash kemi koalicion fantastik. Negociatat me VMRO-në kemi nis si VLEN me respekt ndërmjet nesh të ndërsjellët. Unë gëzohem që e morëm njërin ndër funksionet më të rëndësishme në shtet. Morëm gjashtë ministri, morëm zëvnedësministra dhe sekretar shtetëror si dhe shumë drejtor. Tani do të ndajmë edhe drejtoritë, dhe deri në fund të javës do të kemi marrëveshje të plotë. Kemi pasur respekt dhe negociatat kanë ecur vazhdimisht mirë. Absolutisht do ishte mirë që të shkrihemi në një parti si VLEN, mandatet tona janë të barabarta.”