Si është e mundur që Maqedonia të ketë shëndetësinë më të mirë private në rajon, dhe shëndetësinë publike më të keqe, pyet Taravari, i cili pritet të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e re në ardhje.
Sipas tij, nevojitet ndryshimi i rregullores që lejon diskrecionin e drejtorëve të klinikave dhe keqpërdorimin e saj, e cila, tha ai, do të ishte hyrje në ndryshime më thelbësore në sistemin shëndetësor.
Maqedonia është një vend i paradokseve dhe një prej tyre është se ne kemi shëndetësinë më të mirë private në rajon dhe shëndetësinë publike më të keqe. Kështu deklaroi Arben Taravari, politikan dhe mjek, në panel diskutim, të cilën e organizoi Forca civile „Imagjino“, me mbështetjen e Qendrës Ballkanike për Politika Konstruktive – “Zgjidhja” dhe Fondacionit Evropian për Demokraci.
“Si është e mundur kjo, kur të njëjtët mjekë janë, kalojnë në shëndetësinë private nga shëndetësia publike. Domethënë, varet nga organizimi“, tha Taravari.