Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për Top Channel të Shqipërisë mes tjerash u shpreh se nuk e din nëse Ziadin Sela do të vazhdojë vet në zgjedhje ose do t’i bashkohet BDI-së

Në pyetjen se si ka qenë raporti i tij me Selën, Taravari tha se raportet kanë qenë gjithmonë fantastike dhe se gëzon respekt për të.

“Për 8-9 vjet kemi qenë bashkë, unë sekretar i Përgjithsëm ai kryetar partie, dhe sot e kësaj dite kur kemi divergjenca mendimesh unë kam respekt ndaj tij. Mendimin e tij e respektoj, edhe pse ai mendon se duhet të dalim të vetëm në zgjedhje”, deklaroi Taravari.

Sipas tij, nëse dilet vet në zgjedhje ndihmohet BDI-ja dhe se nuk duhet të humbet përkrahësi, ideali dhe kauza e partisë.

“Jam i sigurt se ndryshimi tashmë ka nisur, e shoh frymën nëpër tubime dhe takime që i organizojmë nëpër qytete të ndryshme”, tha Taravari duke shtuar se Aleanca për Shqiptarët ka ringjallur shpresën te shqiptarët.

Këtu mund të gjeni intervistën e plotë: https://youtu.be/AW-e4RUBwaM?si=lx2NoAgSIdazYcS-