Kandidati për President nga radhët e VLEN Arben Taravari sot me iniciativë të Forumit Rinor të VLEN në degën e Vrapçishtit, nëpërmjet aktivitetit sportiv, shëtitje me biçikleta kanë bërë prezantimin e platformës presidenciale në këtë komunë.

“Sot vazhdojmë me fushatën me një aktivitet pak më ndryshe. Me iniciativë të Forumit Rinor të VLEN në degën e Vrapçishtit, organizuam një aktivitet sportiv, me biçikleta. Do të lëvizim nëpër disa shtigje që janë interesante dhe shumë të këndshme në këtë rajon. Besoj që do të takojmë njerëz të tjerë, do të bashkëbisedojmë do të shpalosim programin tonë. Mbi të gjitha do të bashkëbisedojmë me rinistë për problemet, telashet dhe sfidat e tyre. Kështu që një ditë me aktivitet në fushatë pak më ndryshe se sa ditët tjera.” – theksohet në deklaratën e Arben Taravarit.