Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të “Freedom House” duke e vlerësuar si shqetësues.

“Raporti i Freedom House është shqetësues. Fajin për këtë nuk e ka veç qeveria teknike, por pushtetet e mbi 20 viteve. Sistemi i korrupsionit, bashkë me zëdhënësit e tij të kandiduar për president, duhet të largohet”, shprehet Taravari.

Taravari thekson se komuna që drejton ai, gjithmonë ka marrë raporte pozitive për transparencë dhe antikorrupsion.

“Të njëjtën gjë ia VLEN ta bëjmë edhe në nivel shtetëror. Ta largojmë korrupsionin nga pushteti, t’ia hapim derën gjeneratës së re! Ndryshimi “VLEN”, shprehet Taravari.

Ndryshe, raporti i fundit i shënon kthim prapa në sundimin e ligjit dhe luftën e korrupsionit, ku ka vërejtje në korrupsion në nivele të larta si dhe kritika për ndryshimet në Kodin Penal që ulin dënimet jo vetëm për funksionarët, por edhe për qeverinë e mëparshme.