Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, në një intervistë për emisionin “Argument plus” në TV24, tha se situata e krijuar në partinë e tij është pasojë e refuzimit të ofertës së Ali Ahmetit dhe bashkimit me opozitën shqiptare.

“Nëse 60% e kuvendarëve të partisë janë pro qëndrimit tim dhe 40% janë për grupin tjetër, te mbështetësit dhe votuesit e Aleancës për Shqiptarët është 90% pro qëndrimit tim”, tha kreu i ASH-së, Arben Taravari.

Ai theksoi se, në sytë e votuesve dhe mbështetësve të ASH-së, qëndrimi i tij është më i rëndësishëm se ndikimi i BDI-së, dhe se ata kanë vendosur për bllokun opozitar shqiptar.

“Pavarësisht se si do të garojmë, fitorja e shqiptarëve do të jetë e thellë kundrejt BDI-së”, deklaroi Taravari duke theksuar se partia politike nuk as vula e as partia, por njerëzit, ideali dhe kauza, ndërsa votuesi dhe mbështetësi i ASH-së, gjithmonë ka qenë kundër BDI-së”, shoi ai.

Kjo deklaratë vjen në kontekstin e një mosmarrëveshjeje të theksuar në brendësi të ASH-së, ku një pjesë e anëtarëve duket se janë në konflikt me drejtimin e Taravarit dhe të tij bashkëpunëtorëve, përballë një tjetër grupi të cilin ata e lidhin me BDI-në.