Zëri i Amerikës: Një nga kërkesat tuaja është që presidenti i shtetit në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend. Kundër këtij propozimi janë LSDM dhe VMRO-DPMNE. Pse është kjo e rëndësishme për ju dhe me kë do të bënte koalicion Aleanca për Shqiptarët?

Arben Taravari: Shikoni, si presidenti i parë në Maqedoni, nëse ju kujtohen vitet 90, 91, nëse nuk gabohem, është zgjedhur zoti Kiro Gligorov dhe është zgjedhur për herë të parë nga Kuvendi. Unë mendoj se kompetencat e presidentit të shtetit janë të njëjta si në disa shtete përreth. Shpesh bëjmë krahasim me Kosovën apo Shqipërinë që kanë një sistem të ngjashëm me tonin, një sistem parlamentar. Unë mendoj se shteti nuk ka nevojë për shpenzime, presidenti mund të zgjidhet përmes Kuvendit, siç e bëmë për herë të parë dhe qëndrimi ynë është (sepse) ne nuk jemi sistem presidencial, por jemi demokraci parlamentare, mendoj se do të racionalizoj (me) një marrëveshje ndërmjet partive politike që përfaqësohen në parlament.