Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari njoftoi se ka shkarkuar drejtorin e Spitalit të Kumanovës, Stefan Trajanovskin.
Ketë vendim ai e mori pas vdekjes së 32 vjeçarit Vedat Ademi.
Ministri Taravari, sot para mediave në qytetin e Kumanovës tha se pas shkarkimit të drejtorit të Spitalit të Kumanovës si masë tjetër e menjëhershme ka qenë formimi i Komisionit prej pesë mjekëve profesionit të cilët do të analizojnë në detaje dokumentacionet.
“Sot para se të nisem për Kumanovë për të shpreh ngushëllime te familja Ademi e lexova raportin e përgatitur Inspektorati sanitar republikan dhe mbas kësaj menjëherë e shkarkova drejtorin e Spitalin të Kumanovës. Ndërkaq, ekipi profesional prej pesë mjekëve do të analizojë gjitha dokumentacionet dhe të njëjtat do të dorëzohen në prokurori. Më tutje, për përgjegjësinë profesionale të mjekëve e bëjnë organet e hetuesisë dhe gjykatës”, tha ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
Ai sot ka qëndruar në Kumanovë, me çrast ka vizituar familjen Ademi për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e djalit të tyre Vedatit, ditë më parë.(INA)