Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, priti sot në një vizitë kurtuazie Ambasadorin e Italisë në RMV, Andrea Silvestri.

Bashkëbiseduesit diskutuan për rritjen e investimeve italiane në vendin tonë, përfshirë edhe bashkëpunime të mundshme në shëndetësi, përshpejtimin e proceseve integruese evropiane dhe reforma rrënjësore në çdo sektor që na sjell më afër BE-së.

Postimi i plotë:

“Kënaqësi të mirëprisja sot Ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Sh.T. Andrea Silvestri, në një vizitë kurtuazie në Ministrinë e Shëndetësisë.

Me ambasadorin, u pajtuam për thellimin e lidhjeve të forta dhe të kahmotshme midis vendeve dhe popujve tanë.

Bashkëbiseduam edhe për rritjen e investimeve italiane në vendin tonë, përfshirë edhe bashkëpunime të mundshme në shëndetësi.

E falënderova ambasadorin për përkrahjen e parezervë të Italisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit, duke u zotuar për përshpejtimin e agjendës evropiane dhe reforma rrënjësore në çdo sektor që na sjell më afër BE-së, theksoi Taravari.