Arben Taravari ka bërë thirrje deri te të gjithë bashkëpartiakët, kolegët dhe bashkëudhëtarët për siç ai shprehet, bashkim, me faktin se në shtator mbahet Kongresi i ASH-së.
“Të dashur bashkëpartiakë, të nderuar kolegë, të respektuar bashkudhëtarë! Në shtator do të mbahet Kongresi i ASH-së. Në këtë kohë të jashtëzakonshme për nga rëndësia, ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e partisë tonë! Pavarësisht çfarë mund të ketë ndodhur, pavarësisht si keni votuar, ASH-ja ju pret të gjithëve sepse ne jemi partia e lirisë dhe partia e ndryshimit! Jam krenar për Ju! Ju mirëpresim!”, ka shkruar Taravari në rrjetet sociale.
Vlenë të theksohet se tashmë nëpër disa degë të krahut të Taravarit kanë filluar rikonstruimet, gjegjësisht janë zgjedhur koordinatorët e rinj.