Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë e drejtuar nga ministri Arben Taravari, mori vendim për incimin e procedurës për dhënie të kontratës për themelimin e partneritetit privato-publik për ndërtimin e garazheve montuese në kate në Spitalin Klinik “Nënë Tereza”.
Ky projekt privato-publik vjen si pas studimit të fizibilitetit të mëhershëm dhe ka për qëllim që të shtojë të ardhurat e Spitalit Klinik dhe përfshin dy garazhe montuese në kate, lëvizje të lirë të automjeteve të auto-ambulancave dhe parkim të organizuar.
Me realizimin e këtij projekti, do të lehtësohet dukshëm trafiku në oborrin e Spitalit Klinik, ku do të shfrytëzohet në maksimum hapësira ekzistuese.