Avokati i Popullit alarmon se nuk po realizohen të drejtat për arsimim, për fëmijët me probleme me dëgjimin. Në qendrën shtetërore për arsim dhe rehabilitim “Partenija Zografski” në Shkup, ku shkollimin e mesëm e ndjekin 45 nxënës me probleme me dëgjimin nga I gjithë shteti, shumica e kuadrit mësimorë kanë shumë pak njohuri për gjuhën e shenjave, ndërsa ka mësimdhënës që nuk e njohin aspak këtë gjuhë. Avokati I popullit kërkon trajnimin e mësimdhënësve për mësim të kësaj gjuhe.

“Pjesa më e madhe e nxënësve kanë thënë se numri më I madh I mësimdhënësve, mësimin për ta e realizojnë verbalisht, me shënime në tabelë ose me shpërndarje të materialeve të shtypura, që shpesh nuk I kanë të qarta, që paraqet pengesë serioze jo vetëm në mësim por edhe në komunikim të përditshëm”, deklaroi Vaska Bajramova Mustafa, Zëvendëse e Avokatit të Popullit.

Hulumtimet thonë se arsyeja kryesore përse nxënësit me probleme me dëgjimin dhe komunikimin nuk e vazhdojnë arsimin e lartë, është se nuk marrin arsim kualitativ dhe janë të shqetësuar për ardhmërinë e tyre. Personat me probleme me dëgjimin, dëshirojnë të kenë mundësi të komunikojnë me të tjerët.

“Të rritet fondi I dijes së gjuhës së shenjave për të gjithë mësimdhënësit, pavarësisht në cilën shkollë punojnë, asistentët arsimoirë si dhe prindërit që kanë fëmijë të shurdhër që të mund të zhvillohet komunikimi mes fëmijëve me dëgjim të dëmtuar me prindërit e tyre”, tha Stefan Gikov, organizata “Mlad Znak”.

Edhe asociacioni “Duar të zëshme” kërkon që të gjendet një zgjidhje sistematike për këta persona.

“Për fat të keq për një kohë të gjatë u gjetën në listën e pritjeve, për ndryshime thelbësore. Mendoj se është alarmuese që të shurdhohemi dhe të themi se ne kemi dëmtim më të madh të dëgjimit se sa të shurdhët. Porosia është e qartë, sa më shpejtë duhet të gjenden zgjidhje… Nevojiten këto ndryshime ligjore, domethënë ligji nuk duhet të jetë pengesë që të nxjerrim gjenerata të arsimuara”, tha Marija Bashevska, Asociacioni “Duar të zëshme”.

Avokati I Popullit në ditën ndërkombëtare për personat me nevojat e veçanta foli për nevojën për inkluzivitet dhe ndryshimet e duhura ligjore që të lehtësohet jeta për këta persona. /Alsat.mk