Të paktën 15 njerëz vdiqën nga goditja e nxehtësisë në shtetet lindore të Indisë, Bihar dhe Odisha, të enjten, thanë autoritetet. Nju Delhi regjistroi temperaturën më të lartë në vend këtë javë në 52.9°C.
Temperaturat në Indinë veriperëndimore dhe qendrore pritet të ulen në ditët në vijim, por vala e të nxehtit ka të ngjarë të vazhdojë edhe për dy ditë në pjesën lindore të vendit, sipas Departamentit Meteorologjik të Indisë.
Temperatura në kryeqytetin indian pritet të arrijë sot në 43° Celsius. Në të njëjtën kohë, Nju Delhi po përballet me mungesë uji. Ndërkohë, shtetet verilindore të Indisë Manipur dhe Assam u goditën nga shirat e dendur nga cikloni Remal, me shumë zona të përmbytura sot.
Miliarda njerëz në Azi po vuajnë nga nxehtësia ekstreme, që shkencëtarët thonë se po përkeqësohet nga ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit. /abcnews.al