Një tërmet me magnitudë 4.2 është regjistruar në orën 2.34 të mëngjesit në Zvicër.

Ky tërmet është ndjerë edhe në Itali.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti kishte një epiqendër tetë kilometra në thellë afër Studenit, në Kantonin e Bernës.

Aktualisht nuk ka asnjë lajm për dëme në njerëz apo sende.