Pas publikimit të përgjimeve të fundit, në të cilat disa funksionarë të BDI-së dëgjohen duke përdorur ofendime të rënda ndaj qytetarëve të Tetovës, përfshirë nënat dhe vajzat tetovare, qyteti është përfshirë nga reagime të fuqishme të indinjatës.
Qindra qytetarë kanë shprehur zemërimin e tyre përmes rrjeteve sociale dhe tubimeve spontane pranë selisë lokale të BDI-së në Tetovë, duke kërkuar përgjegjësi morale dhe politike nga të përfshirët.
“Tetova nuk do të harrojë fyerjet ndaj nënave dhe motrave tona. Këtë herë përgjigjja do të jepet me votë”, shprehen disa qytetarë të revoltuar.
Ky reagim masiv vjen pas serisë së skandaleve që kanë tronditur opinionin publik.




