Një banor i Tetovës gjeti një çantë me para në denarë dhe euro, karta bankare, çelësa dhe dokumente personale.
Ai e dorëzoi në polici dhe kërkoi të gjente pronarin dhe të kthente atë që kishte humbur.
Çanta i kishte rënë nga pakujdesia një burri nga Shkupi, i cili duke udhëtuar përgjatë autostradës në Tetovë ishte ndalur në një pikë karburanti.
Tetovari pasi ka gjetur çantën ia ka dorëzuar policisë, e cila pas tre orëve ka gjetur pronarin e çantës, që ishte një banor i Shkupit, i cili kishte udhëtuar për në Ohër, me shumë gjasa për të pritur Vitin e Ri.
Ngjarja ka ndodhur më 31.12.2023, në ora 10:45. Ky akt është vlerësuar nga policia. (INA)