Në orët e para të ditës së sotme një i mitur nga Tetova është privuar nga liria pasi i njëjti dyshohet se paraprakisht kishte vjedhur një veturë të tipit “Mercedes”. Nga MPB thonë se tek i njëjti janë gjetur gjësende të tjera të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vepra tjera penale.
“Gjatë natës (1 shkurt) rreth orës 02:45 në rrugën “JNA” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur nga Tetova, i cili paraprakisht në mënyrë të kundërligjshme kishte marrë një automjet pasagjerësh “Mercedes” me targa të Tetovës nga parkingu në rrugën “Dimo Gavrovski-Kara”, në pronësi të 57-vjeçarit N.E. nga Strimnica e Tetovës. Vetura është gjetur në rrugën “Mirçe Acev” në Tetovë, është bërë kontroll dhe i është kthyer pronarit. Të miturit i janë gjetur dhe konfiskuar edhe një sërë sendesh, të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga vjedhje”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.