Duke filluar nga sot e deri ditën e premte, inspektorati komunal i komunës së Tetovës do të kryejë kontrolle në të gjitha institucionet shtetërore, kolektive dhe në objekte fetare, me qëllim për të shikuar nëse të njëjtat i plotësojnë kushtet elementare për funksionim ligjor dhe nëse ofrojnë mjedis të sigurte për qytetarët. Do të kontrollohen shkollat, universitetet dhe kopshtet për fëmijë.
“Inspektorati komunal i komunës së Tetovës nga dita e sotme do të jenë në teren për të kryer kontrolle në të gjitha institucionet shtetërore, objekte fetare, dhe institucione kolektive duke përfshirë shkolla, universitete dhe kopshtet e fëmijëve. Qëllimi i këtij inspektimi ku janë të përfshirë njësia territoriale kundër zjarrit Tetovë dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, është të vlerësohen këto institucione a i plotësojnë kushtet elementare për funksionim ligjor dhe nëse ofrojnë një mjedis të sigurte dhe të përshtatshëm për të gjithë. Ky proces inspektimi do të zgjasë deri ditën e premte”, deklaroi Armend Salihi – Inspektorati Komunal i Tetovës. /Alsat.mk