8 C
Tetovo
E enjte, 25 Qershor, 2026
BallinaLajmeMaqedoniThirret protestë para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël: 20 vjet...

Thirret protestë para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël: 20 vjet nuk e zgjidhën çështjen e emrave të rrugëve në Tetovë

Një grup qytetarësh të revoltuar kanë thirrur protestë para selisë së BDI-së në Reçicë të Vogël, duke shprehur pakënaqësinë për moszgjidhjen e çështjes së emrave të rrugëve në Tetovë.

Sipas qytetarëve, pas më shumë se dy dekadash pjesëmarrje në pushtet, BDI nuk ka arritur ta përmbyllë procesin e emërtimit të rrugëve në qytet, duke lënë të pazgjidhur një çështje që lidhet me identitetin dhe historinë lokale.

Protesta do të zhvillohet nesër nga ora 20:00, ndërsa thirrja drejtuar qytetarëve është bërë me kërkesën që ata t’i bashkohen protestës për të kërkuar përgjegjësi nga ish pushteti që zvarriti dhe nuk e zgjodhi me vite kētē problem.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments