Një i burgosur në burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë, pas prerjeve të thella dhe fatale me xham. Ngjarja ka ndodhur dje rreth mesditës, kur nga Institucioni Korrektues i Idrizovës u raportuar se rreth orës 12:00 në këtë institucion, në dhomën e vizitës, i dënuari Durgut Fazliu nga Shkupi. Sipas të dhënave që siguroi ALSAT, ngjarja ka ndodhur pas vizitës së disa familjarëve. 35 vjeçari ka mësuar nga motrat për ndarjen nga jeta të babait të tij, dhe në dëshpërim, ka thyer vetë xhamin, duke prerë dorën dhe nga gjakderdhja e madhe, i riu ka humbur jetën gjatë transportit drejt kompleksit të klinikave “Nënë Tereza”. Mjekët që e morën atë vetëm sa kanë konstatuar vdekjen. Një ekip inspektues nga Sektori për punë të brendshme të Shkupit, ka kryer kontroll dhe konstatuar dinamikën e ngjarjes, dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion. /Alsat.mk