Sfida mes Kroacisë dhe Shqipërisë do të ketë në tifoz mjaft special.
Në stadium këtë superndeshje për kuqezinjtë do ta ndjekë edhe Lulzim Jashari.
Djali i komandantit Adem Jashari do të brohorasë nga shkallët e stadiumit në mëbshtetje të ekipit tonë.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Lulzim Jashari duke të bashku me disa tifozë të tjerë kuqezi.
Kujtojmë se sfida mes Kroacisë dhe Shqipërisë do të startojë në orën 15:00 dhe do të zhvillohet në “Volksparkstadio” në Hamburg.
Një ndeshje direkte për vendin e 3-të mes skuadrave, të cilat gjithashtu do të sfidohen mes tyre për herë të parë në histori.