Sot gjendja e sigurisë është e qëndrueshme. Ministria e Punëve të Brendshme po vepron sipas kompetencave që i ka, deklaroi sot ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
“Sipas informacioneve që kam që nga mëngjesi, të gjitha qendrat e votimit janë të qëndrueshme, të hapura. Qytetarët mund ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në një atmosferë paqësore, të drejtë dhe demokratike”, tha Toshkovski.
Ai gjatë ditës së sotme u ka dërguar një mesazh qytetarëve që të ushtrojnë masivisht të drejtën e tyre të votës dhe të mos lejojnë, siç tha ai, rrëmbimin e vullnetit të tyre nga asnjë subjekt dhe në asnjë mënyrë.
“Çdo qytetar i vendit mund të ushtrojë të drejtën e tij të votës dhe është i detyruar ta ushtrojë të drejtën e tij të votës në mënyrë të fshehtë, dhe prapa kutisë askush nuk mund të dijë se për kë votoni”, theksoi Toshkovski.
Toshkovski falënderoi gazetarët, miqtë tanë ndërkombëtarë dhe të gjithë vëzhguesit që do ta përcjellin këtë ditë zgjedhjesh.