Të paktën 22 fëmijë kanë vdekur dhe më shumë se 130 të tjerë janë plagosur pasi shembjes së një shkolle në Plateau të Nigerisë, thonë zyrtarët lokalë.
Shkolla u shemb teksa nxënësit ndodheshin në klasë. Vullnetarët përdorën ekskavatorë, çekiçë dhe duart e tyre për të hequr grumbujt e betonit dhe shufrat e hekurit për të shpëtuar fëmijët nën rrënoja.
Policia informoi se të paktën 22 fëmijë kishin vdekur, dhe shumë të tjerë morën trajtim në spitalet lokale.
Raportohet se shkolla ka më shumë se 1000 nxënës. Një banor tha për BBC se djali i mikut të tij kishte vdekur dhe tha se “shkalla e tragjedisë është e frikshme”.
Shkaku i shembjes nuk dihet, por banorët thanë se erdhi pas tre ditësh shirash të dendur në Plateau.