Tre pjesëtarë të Armatës kanë qenë në automjetin që është përmbysur në rrugën Shtip-Koçan dhe të gjithë janë lënduar lehtë, njofton Shtatmadhoria e e Armatës. Në automjet, siç thuhet në informacion, është goditur nga një automjet civil.

“Sot në relacionin rrugor Shtip – Koçan në orën 13:00, një automjet i Armatës “Land Rover Defender” me tre pjesëtarë të Armatës, gjatë kryerjes së aktiviteteve të planifikuara rregullisht (ndërrimi i rojes), është përfshirë në një aksident komunikacioni, gjegjësisht automjeti i Armatës është goditur nga automjeti civil në pjesën e pasme. Në këtë rast tre pjesëtarët kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë transportuar në spitalin e Koçanit për ekzaminime të mëtutjeshme mjekësore”, qëndron në informacioni e Shtatmadhorisë së Armatës.

Në vendngjarje kanë dalë MPB dhe pjesëtarë të Policisë Ushtarake.

MIA paraprakisht informoi për aksidentin dhe se komunikacioni po devijohet përgjatë rrugës lokale nga Sokolarci në Koçan dhe anasjelltas.

Në vendin e aksidentit kanë ndërhyrë automjetet e Ndihmës së Shepjtë Urgjente dhe dalë NJTZ nga Koçani.