Manchester United triumfon në finalen e FA Cup, teksa mundi 1-2 rivalët e qytetit, Manchester Cityn, në ndeshjen e luajtur në Uembli.
Për United ky është trofeu i 13-të në histori, një më pak se Arsenali që kryeson listën me 1 më shumë.
“Kërcënimi” i parë serioz erdhi në minutën e nëntë nga “Djajtë e kuq”.
Pas disa pasimesh para zonës, Garnacho provoi me të djathtën por gjeti përgjigjen e portierit Ortega.
Pas gjysmë ore lojë, një qëndrim amatoresk i mbrojtjes së “qytetaravë” i kushtoi shumë skuadrës së Guardiolës, Garnacho nuk fali, duke ndëshkuar kundërshtarët dhe dërguar në festë tifozët në shkallët e stadiumit.
Në të 39-tën, Junajtid dyfishoi shifrat falë super-Maino.
Me rezultatin 0-2 u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë City e nisi me ndryshime.
Kampionët e Anglisë u vendosën në kërkim të golit që do rihapte llogaritë, por e patën mjaft të vështirë të konkretizonin.
Në minutën e 64-të, një top perfekt i shërbyer për Alvarez nuk u shfytëzua nga argjentinasi, i cili dërgoi sferën jashtë.
Doku ngushtoi shifrat në minutën e 86-të, pa mundur dot t’i ndryshojë fatin këtij takimi, pasi United ruajti me fanatizëm rezultatin deri në fund.
Vlen të theksojmë se “Djajtë e Kuq” nuk kanë arritur të fitojnë trofeun në katër nga pesë paraqitjet e tyre të fundit, me përjashtim të vitit 2016 kundër Crystal Palace nën drejtimin e Luis van Gaal.