8 C
Tetovo
E enjte, 12 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniUlet numri i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme

Ulet numri i nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme

Në shtatë vitet e fundit, për rreth 17 mijë nxënës është ulur numri i nxënësve të shkollave fillore dhe atyre të mesme në Maqedoninë e Veriut. Këtë e bëri të ditur sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen e Alsat. Sipas Janevskes, arsyet e uljes së numrit të nxënësve kanë qenë të ndryshme por kryesisht e bashkimit familjarë jashtë shtetit. Sipas Ministres Janevska, numri i nxënësve është ulur konstant gjatë gjithë vitit shkollor e jo vetëm në fillim të vitit shkollor.

“Në total mendoj se numri i nxënësve si në arsimin fillor ashtu edhe në atë të mesëm është ulur për rreth 17 mijë, më vjen keq që këtë e them. Numri i studentëve që studiojnë jashtë shtetit në disa vite është rreth 5 mijë ndërsa tjerët janë rreth 17 mijë nxënës. Arsyeja është ikja jashtë shtetit? Po, sepse kemi të dhëna se edhe gjatë vitit, jo vetëm në fillim, ndodhë largimi”, deklaroi Vesna Janevska Ministre e Arsimit dhe Shkencës. /Alsat.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments