Drejtori i NPK “Shari” në Tetovë, Valon Zeqiri, ka reaguar lidhur me gjendjen dhe transformimin e lagjes Bllok 70. Ai theksoi se kjo lagje ishte e lënë pas dore për 24 vite, por tashmë është ndryshuar falë projekteve konkrete të realizuara nga ndërmarrja.
“Ne nuk erdhëm me premtime boshe, por me projekte konkrete. Ndërtuam një rrugë të re me kanalizim atmosferik dhe me të gjitha kushtet që i nevojiten qytetarëve. Problemin që ju e latë prej dekadash, ne ua zgjidhëm”, u shpreh Zeqiri.
Sipas tij, investimet e realizuara në këtë lagje janë dëshmi e përkushtimit për të ofruar kushte më të mira jetese për qytetarët e Tetovës.