Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ndryshe të enjten pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 64-të, në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, ka filluar dëshminë dëshmitari i 66-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar i cili mbanë kodin W04230.
Ky dëshmitar është me masa mbrojtëse dhe pyetjet për ketë dëshmitar i ka filluar Zyra e Prokurorit të Specializuar e përfaqësuar nga prokurori James Pace.
Dëshmia e dëshmitarit të 64-të, dje, është dëgjuar e gjitha në sesion privat për publikun. Ndërsa, dëshmia e dëshmitarit të 66-të, por edhe atij të 65-të, pritet të vazhdojë edhe në seancën e sotme.
Gjatë kësajë javë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, janë parapa të mbahet katër seanca gjyqësore, raporton RTKlive.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill kurse të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020. Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.