8 C
Tetovo
E premte, 9 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVenera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë...

Venera Latifi Azizi femra e parë shqiptare zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut

Venera Latifi Azizi emërohet zëdhënëse e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Latifi Azizi është femra e parë shqiptare që emërohet në këtë post, ndërkohë që ka qenë ish-redaktore dhe gazetare në Radio Evropa e Lirë në Pragë, redaktore në agjencinë e lajmeve MIA, redaktore dhe prezantuese në Televizionin Alsat M, redaktore në gazetën KOHA, Televizionin A1 dhe media të tjera në vend.

Aktualisht e punësuar në Kabinetin e kryetarit të Komunës së Çairit si person përgjegjës për marrëdhënie me publikun. Politologe e diplomuar në Universitetin e Evropës Juglindore. Aktualisht është magjistrante në diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në temën “Roli i përfaqësive diplomatike dhe integrimi euroatlantik i Maqedonisë së Veriut”. E martuar, nënë e dy fëmijëve. /Alsat.mk

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments