E mërkurë, 2 Prill, 2025
Google search engine
BallinaLajmeOpinioneVeprimet tinzare të Bujar Osmanit në Ohër kanë minuar pozitat negociuese...

Veprimet tinzare të Bujar Osmanit në Ohër kanë minuar pozitat negociuese të Kosovës!

Nga Mefail Bajçinovci-deputet i LVV në Kuvendin e Kosovës

Dihet se në rajon ka patur dhe ka një lobim, kundër interesave të Kosovës. E dimë nga vjen dhe ku e ka origjinën. Por na vjen keq kur bëhen pjesë dhe politikanë shqiptarë, si ata të Ballkanit të Hapur.

Një nga ata është dhe Bujar Osmani, Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili ka shtyrë përpara kërkesa të dëmshme për Kosovën gjatë kryesimit të tij të OSBE-së gjatë vitit të kaluar. E ka dëshmuar edhe me veprimet e tij nëpër koluare diplomatike, të pakoordinuara me Qeverinë e Kosovës.

Veprimet e tij tinzare prapa krahëve të delegacionit të Kosovës në takimin e 18 marsit 2023 në Ohër të Maqedonisë së Veriut, me ose pa qëllim kanë minuar pozitat negociuese të Qeverisë së Kosovës në bisedimet për aneksin e zbatimit të marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Vëllezërit tanë në Maqedoninë e Veriut në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit duhet të zgjedhin midis Bujar Osmanit, ndërmjetës ndërkombëtar, dhe Dr Arben Taravarit, politikanit kombëtar të koalicionit shqiptar. Zgjidhja kurrë nuk ka qenë më e lehtë.

Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments