Viktima nga aksidenti që mbrëmë ndodhi në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” në Çair është një grua 69-vjeçare nga Shkupi, me iniciale N.P., njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme.

Për fatkeqësinë denoncimi në polici ka arritur mbrëmë në ora 18:40 minuta. Gruaja ka vdekur nga lëndimet në vendin e fatkeqësisë, pasi është goditur nga automjeti “Seat Altea” me targa të Shkupit, të drejtuar nga A.Xh. (19) nga Shkupi. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku nga Ndihma urgjente mjekësore.

“Me urdhër të prokurorit publik, trupi i së ndjerës është dërguar në autopsi. Është kryer autopsi nga prokurori publik dhe ekipi inspektues nga SPB – Shkup”, thonë nga MPB.