8 C
Tetovo
E shtunë, 28 Qershor, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Deri më 16 korrik do t’i kemi të gjithë kandidatët për...

VLEN: Deri më 16 korrik do t’i kemi të gjithë kandidatët për kryetarë komunash

Koalicioni VLEN është ende në fazën e zhvillimit të anketave të brendshme për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale të vjeshtës, ndërsa emrat përfundimtarë nuk janë shpallur ende zyrtarisht. Megjithatë, sipas kryetarit të Komunës së Zhelinës dhe përfaqësuesit të këtij koalicioni, Blerim Sejdiu, disa nga kandidaturat tashmë janë përfolur edhe në media.

“Gjatë javës së parë të korrikut ne do t’i kemi disa emra të kandidatëve për kryetarë komunash, e deri në fund të korrikut, deri më 16 korrik, do t’i kemi të gjithë emrat për kryetar komunash për këto zgjedhje,” deklaroi Sejdiu.

Ai shtoi se disa prej këtyre emrave tashmë janë përmendur në publik për komuna të rëndësishme si Tetova, Zhelina dhe Çairi, por VLEN nuk do të bëjë asnjë konfirmim zyrtar pa përfunduar anketimet e brendshme.

“Disa emra tashmë edhe përmes televizioneve tashmë i kemi, në Tetovë, ndoshta në Zhelinë, Çair, nuk e di, por megjithatë ka anketime të brendshme, e cila derisa nuk përfundon, nuk duam të deklarohemi para mediave,” theksoi Sejdiu.

Pritet që gjatë muajit korrik VLEN të zbardhë tërësisht listën e kandidatëve për kryetarë komunash, duke hyrë në fazën përgatitore të fushatës zgjedhore lokale.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments