Nga VLEN njoftojnë se kanë arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në që ta propozojnë Afrim Gashin për kryetar të Kuvendit, përcjell TV21. Gashi pritet të votohet në seancën konstitutive që po mbahet sot në Kuvend.
“Grupet punuese të VLEN-it, si përfaqësues legjitim i shqiptarëve, dhe
VMRO DPMNE-së si fituese e zgjedhjeve, në kuadër të bisedimeve për
formimin e qeverisë me sukses e kanë përmbyllur harmonizimin e
programeve zgjedhore dhe kanë arritur marrëveshje që për kryetar të
Parlamentit të propozohet Afrim Gashi. Ndërkohë njoftojmë opinionin se
grupet punuese intensivisht vazhdojnë negociatat për eshalonin e dytë
dhe të tretë. Shumë shpejt si shtet do të kemi një qeveri evropiane, e
përkushtuar për rritje ekonomike, investime dhe përmirësim të standardit
jetësor të qytetarëve”, thonë nga VLEN.