VLEN si duket po e fillon me këmbë të mbarë qeverisjen. Siç mësojmë nga burime brenda koalicionit, VLEN në mënyrë të qartë dhe të prerë janë distancuar nga Llotaria e Maqedonisë, duke mos dashur të kenë punë aspak me këtë institucion, që ishte arritja më e madhe e BDI-së në qeverisjen e kaluar.
Siç dihet, aty drejtor ishte dora e djathtë e Artan Grubit, Përparim Bajrami, nga i cili institucion u bënë dëme të mëdha rinisë posaqërisht shqiptare, dhe u krijuan linqet e BDI me nëntokën serbe, bullgare e vendore.
Ritheksojmë, nga ky institucion, me nënshkrimin e Përparim Bajramit dhe aminin e Artan Grubit u blenë me miliona euro aparate për kazino, para që mundeshin të përdoren për ndërtim çerdhesh, shkollash apo ambulancash.
VLEN në kontinuitet ka alarmuar për dukuritë destruktive që ky insitucion po i sjell tek rinia shqiptare si dhe për keqpërdorimet e mëdha finansiare që bëhen nga BDI-ja.
Jooficialisht kuptohet që VLEN në vend të Llotarisë ka vendosur të qeveris me institucione që rinisë dhe qytetarëve shqiptarë ju mundësojnë grante dhe projekte për punësim.