8 C
Tetovo
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Orhan Murtezani merr detyrën e ambasadorit në NATO

VLEN: Orhan Murtezani merr detyrën e ambasadorit në NATO

Emërimi i Orhan Murtezanit si ambasador dhe përfaqësues i përhershëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO është arritje me rëndësi të veçantë. Për herë të parë, një shqiptar merr këtë detyrë të lartë diplomatike.

Ky është një mision me përgjegjësi të madhe, veçanërisht në një kohë kur siguria euroatlantike përballet me sfida serioze dhe nga çdo vend anëtar kërkohet angazhim i plotë.
Orhan Murtezani ka përvojën dhe përgatitjen e nevojshme për ta përfaqësuar vendin me dinjitet dhe për të kontribuar në forcimin e rolit të tij brenda Aleancës.

VLEN beson se pozitat e rëndësishme duhet t’u besohen njerëzve të përgatitur.
Orhan Murtezanit i dëshirojmë punë të mbarë dhe suksese në misionin e tij në NATO.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments