8 C
Tetovo
E enjte, 29 Maj, 2025
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e...

VLEN: Përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e ndryshimit

Koalicioni VLEN nëpërmjet një kumtese në media ka reaguar për zhvillimet e fundit në Aleancën për Shqiptarët. Nga VLEN thonë se “përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e ndryshimit”.

“VLEN shpreh mirëseardhjen dhe mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata eksponentë të Aleancës për Shqiptarët që, në momente të rëndësishme për të ardhmen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, zgjodhën të qëndrojnë aty ku u takon me dinjitet: përkrah qytetarëve dhe pjesë e projektit të ndryshimit”.

“Ky vendim i tyre nuk është thjesht një qëndrim politik, është një akt i përgjegjësisë qytetare, një kontribut i çmuar në procesin e transformimit të thellë që kemi nisur së bashku. Në një kohë kur interesat personale dhe pazaret e mbyllura tentuan të deformojnë vullnetin e 107 mijë votuesve shqiptarë, këta përfaqësues treguan se nuk mund të blihet apo tjetërsohet integriteti politik”.

“Deputetë, ministra, drejtorë, funksionarë të lartë partie, kryetarë degësh, drejtues të forumeve rinore dhe të forumit të gruas, aktivistë nga të gjitha trevat po artikulojnë qartë dhe pa ekuivok që nuk janë me klanin dhe planin e Ali Ahmetit, por me qytetarët, me shpresën dhe me projektin e ndryshimit”, thuhet mes tjerash në kumtesën e VLEN.

spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments