8 C
Tetovo
E shtunë, 9 Maj, 2026
BallinaLajmeMaqedoniVLEN sot mban Kongresin e Bashkimit, koalicioni shndërrohet zyrtarisht në parti

VLEN sot mban Kongresin e Bashkimit, koalicioni shndërrohet zyrtarisht në parti

VLEN sot mban Kongresin e Bashkimit, koalicioni shndërrohet zyrtarisht në parti

VLEN sot do të mbajë Kongresin e Bashkimit, ku pesë subjektet politike të koalicionit pritet të bashkohen zyrtarisht në një parti të vetme politike.

Në prag të kongresit, nga VLEN përmes një njoftimi publik thanë se procesi i bashkimit nuk ka qenë i lehtë dhe se pas tij qëndrojnë muaj të tërë të mbushur me sfida, mosbesim dhe presione politike.

Sipas tyre, dita e sotme do të jetë përgjigje për të gjitha dyshimet, pasi nga partnerë dhe aleatë politikë, VLEN po kalon në një trup të vetëm politik.

“Nga një ide në të cilën shumëkush dyshonte, VLEN sot bëhet fakt politik”, thuhet në mesazhin e koalicionit. (INA)

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments