8 C
Tetovo
E shtunë, 29 Gusht, 2026
BallinaLajmeMaqedoniVLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën...

VLEN: Zëvendësministrat e BDI-së heshtnin kur shqiptarët quheshin “terroristë”, sot BDI bën moral për shqiptarët

BDI ka aktivizuar edhe një herë fabrikën e saj të gënjeshtrave. Kur nuk ka fakte, shpik shifra. Kur nuk ka argumente, krijon panik. Kur kapet në manipulim, tenton ta mbulojë me zhurmë.

Është gënjeshtër e pastër përpjekja e BDI-së për të përzier konkursin për punësim në polici me konkursin për nxënës në shkollën e mesme për policë. Janë dy procedura krejtësisht të ndryshme dhe manipulimi i tyre është dëshmi e dëshpërimit politik të një partie që po përpiqet të krijojë perceptim të rremë te opinioni publik.

Ironia më e madhe është se sot BDI hiqet si mbrojtëse e shqiptarëve. Por ku ishin zëvendësministrat e BDI-së kur qëndronin krah ministrave që i quanin shqiptarët “terroristë”? Ku ishin kur një ministër deklaronte se nuk i jepte të drejtë një shqiptari të fliste vetëm pse e kishte dënuar?

Atëherë heshtën. Sot bëjnë moral.

Shqiptarët nuk kanë nevojë për moral nga ata që heshtën kur duhej të flisnin dhe sot bërtasin vetëm për të mbuluar dështimet e tyre.

BDI nuk ka as kredibilitet moral e as politik të flasë për përfaqësimin e shqiptarëve. Pas 22 vitesh pushtet, nuk mund të fshihet pas propagandës dhe shpifjeve.

VLEN nuk do t’i lejojë gënjeshtrat e BDI-së të zëvendësojnë faktet. Koha kur shqiptarët mashtroheshin me skenarë të fabrikuar ka përfunduar.

- Advertisment -spot_img
Artikuj të ngjashëm
- Advertisment -spot_img

TË FUNDIT

Recent Comments