Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha sot se Bashkimi Evropian beson se Kina do të bëjë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës.
“Ne llogarisim te Kina që të përdorë të gjithë ndikimin e saj në Rusi për t’i dhënë fund luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha von der Leyen pas takimit me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.
“Presidenti Xi ka luajtur një rol të rëndësishëm në de-përshkallëzimin e kërcënimeve të papërgjegjshme bërthamore të Rusisë dhe kam besim se ai do të vazhdojë ta bëjë këtë në kontekstin e kërcënimeve të vazhdueshme bërthamore të Rusisë”, shtoi Von der Leyen.