Në prag të festave të 1 Majit dhe të Pashkëve pritet rritje të frekuencës në komunikacion, udhëtime në destinacione të gjata, dalje në natyrë dhe takime me familjen dhe miqtë.

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR) jua uron festat dhe bën thirrje për pjesëmarrje të kujdesshme dhe të ndërgjegjshme në komunikacion.

Me qëllim të ruajtjes së sigurisë së çdo pjesëmarrësi në komunikacion, KRSKRR-ja këshillon:

respektoni rregullat e komunikacionit dhe sinjalizimin e vendosur të komunikacionit,
përdoreni rripin e sigurimit,
vozitni të çlodhur dhe bëni pauza të shpeshta, veçanërisht kur udhëtoni në destinacione të gjata,
mos vozitni automjet nëse jeni nën ndikimin e alkoolit,
vozitni automjet të rregulluar teknikisht,
përshtateni shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe mbani distancë të sigurt nga automjetet e tjera,
mos flisni në telefon celular gjatë vozitjes,
kujdes për çdo pjesëmarrës në komunikacion.

Vozitni me kujdes dhe me përgjegjësi! Siguria e çdo pjesëmarrësi në komunikacion është kujdes i përbashkët. GËZUAR FESTAT!