Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka kryer ekspertizë në afërsi të Bllacës, ku është gjetur trupi i pajetë i një mashkulli me plagë nga armë zjarri, njoftojnë nga Prokuroria.

“Gjatë ekspertizës janë marrë gjurmët, të cilat do të jenë objekt hetimi. Është dhënë urdhër për autopsi të trupit të të ndjerit, ndërsa prokurori publik ka dhënë udhëzime që të kryhen kontrolle dhe të ndërmerren veprime për sigurimin e provave. Lidhur me shpërthimin e zjarrit në një objekt hotelierik në Çair, një ekip inspektues i MPB-së ka kryer kontroll. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur provat, janë siguruar pamjet e video inçizimet.

Sipas informacioneve të para, shpërthimi i zjarrit ka qenë i qëllimshëm. Po ndërmerren veprime për zbulimin e autorëve dhe për të verifikuar lidhjen e mundshme mes dy ngjarjeve”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.