Skuadra e Bajer Leverkuzenit shënoi fitore në stadiumin “Olimpico” në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Romës në UEFA Europa League me rezultatin 2:0.

Granit Xhaka bëri një paraqitje fantastike mbrëmë, kurse pas ndeshjes tha se skuadra e tij mund të shënonte më shumë gola sesa dy.

“Rezultat i mirë, nuk pranuam gol – por mund të shënonim dy ose tri gola më shumë. Është normale të luajmë mençur qysh nga fillimi, pasi ne ishim mysafir. Roma tentoi ta mbante topin, kurse ne jemi të mirë edhe kur nuk e mbizotrojmë topin. Jemi 47 ndeshje pa humbje, e dijmë që të gjithë dëshirojnë ta na mposhtin neve tani. Ky mentalitet, ky kualitet që ne kemi – edhe nga lojtarët që vijnë nga banka rezervë. Mund të shënojmë kundër cdo skuadre, jam i lumtur që jam pjesë e kësaj skuadre”, tha në fund futbollisti i Kombëtares së Zvicrës.

Kujtojmë që ndeshja kthyese zhvillohet në “BayArena” javën tjetër dhe Leverkuseni tashmë është afër finales së Ligës Europa League.