Mbrojtësi gjerman, Xherom Boateng, ka gjetur klubin e ri pas largimit të tij nga Salernitana. Boatengu, ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën LASK Linz, ku luan edhe ylli i kombëtarës së Kosovës, Valon Berisha.
Mbrojtësi gjerman, këtë sezon bëri 7 paraqitje në Serie A për skuadrën e Salernitanës, ku iu bashkua në janar pas shkëputjes së kontratës me Olimpik Lionin.
Për fat të keq, Boatengu, bashkë me Salernitanën kanë rënë në Serie B, duke përfunduar në vendin e fundit në tabelë me vetëm 17 pikë./IndeksOnline/