Xhevat Selami është emëruar drejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim. Selami është kuadër i Lëvizjes Demokratike, ndërsa në DMSH do të jetë pasardhës i Bekim Maksuti, i cili deri tani ka udhëhequr këtë institucion.
Vendimi për emërimin e Selamit u soll në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.
Selami është jurist dhe profesionist i dëshmuar në fushën e tij të veprimit.