Kryetarja e Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, partisë politike që është pjesë e koalicionit më të madh shqiptarë, VLEN, ka reaguar së fundmi mbi një ngjarje të organizuar për përkujtimin e figurës politike të Arbën Xhaferit në Tiranë, ku edhe vet Nuredini ka qenë prezent atje. Sipas saj, në atë natë përkujtimore patëm rastin të dëgjojmë fjalë miradije për kundërshtarët e tij politik.
“Nata përkujtimore për Arbën Xhaferi na mundësoi të dëgjojmë fjalë miradije për kundërshtarët e tij politik. Megjithatë, organizimi ishte i duhur për njeriun e duhur, në vendin e duhur por jo edhe me folësit e duhur. Koalicioni VLEN është zëri i shqiptarëve dhe mburoja e gjuhës sonë, që për ne nuk është thjesht gjuhë, por identitet”, ka shkruar Yllka Nuredini, kryetare e FRASH.
Ajo tutje ka shtuar edhe për mikëpritjen si pjesë e traditës, e krejt në fund ka përçuar një mesazh ironik, me atë se buzëqeshja e të fundit është më e bukur.
“Mikpritja është shtylla e traditës sonë shqiptare. Qesh më bukur, ai që qesh i fundit!”, ka përfunduar Nuredini.