Shkruan: Arbër Zaimi, Zyrtarë i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje

Kancelari gjerman Olaf Scholz përmes një videoadresimi dje ka mbështetur fushatën elektorale të partisë maqedonase LSDM. Asnjë kritikë askund.

Në zgjedhjet e 2021 kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj shkoi në Shkup dhe mbështeti kryetarin e Shkupit, Petre Shilegovin. Asnjë kritikë askund.

Ka dhe shumë raste të tjera, me asnjë kritikë askund.

Është shumë normale, në një botë gjithnjë e më të globalizuar, me lidhje ekonomike, shoqërore e diasporike, apo në një rajon si Ballkani, ku kufijtë nuk i marrin parasysh kombet.

Por, zhurmë e madhe, pse një parti shqiptare e Kosovës, Vetëvendosja mbështet një koalicion shqiptar të Maqedonisë së Veriut, koalicionin VLEN.

Si duket, nga dikush-dikush gjithçka tolerohet, por nuk tolerohet dot ta mbështesë shqiptari – shqiptarin. Pra Albin Kurti – Arben Taravarin.