Nga një talent që qëndronte në bankën rezervë në një futbollist të rëndësishëm në sezonin e ri.
Arda Guler duket se ka fituar besimin e Carlo Ancelottit dhe të të gjithëve në Madrid, pasi ai tani është bërë i paprekshëm.
Sulmuesi turk shkëlqeu në ndeshjet e fundit me Realin, por edhe në Euro 2024 me Turqinë tregoi cilësitë e tij.
Edhe pse pritej largimi i tij nga Reali gjatë verës, një gjë e tillë nuk do të ndodhë, madje as për një shumë prej 100 milionë eurove.
‘Defensa Central’ ka zbuluar një prapaskenë shumë interesante, pasi Manchester United ka tentuar transferimin e turkut gjatë verës.
Gjithnjë sipas mediumit në fjalë, Djajtë e Kuq kanë ofruar 100 milionë euro për transferimin e Guler në Old Traford, ofertë që është refuzuar nga Real Madridi.
Talenti turk ka shfaqur ndeshje shumë të mira në fazën përgatitore dhe Carlo Ancelotti pritet t’i japë më shumë hapësira në sezonin e ri dhe kjo është arsyeja që Guler është i paprekshëm te Reali.